Përshkrimi i detajuar i programit
Programi”Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria” është një program i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri. Qëllimi përfundimtar dhe afatgjatë i programit është reduktimi i trafikimit të qenieve njerëzore brenda dhe nga Shqipëria. Programi është zbatuar në 2 cikle: cikli i parë është zbatuar nga dhjetori 2019 deri në shtator 2022 dhe cikli i dytë që ka filluar të zbatohet në tetor 2022 dhe do të vazhdojë deri në mars 2025. Programi zbatohet në Tiranë dhe tre rajonet veriore të Shkodër, Dibër dhe Kukës.
Bazuar në mësimet e nxjerra gjatë ciklit të parë, objektivat e ciklit të dytë të programit synojnë rritjen e një reagimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sistemit, për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe më konkretisht përmes tre rezultateve kryesore:

- Adoleshentët dhe komunitetet e cenueshme janë gjithnjë e rezilient ndaj trafikimit dhe ata kanë mundësi, marrin informacion të zgjeruar dhe janë në gjendje të sfidojnë normat e dëmshme gjinore.
- Viktimat e mundshme dhe viktimat e trafikimit fuqizohen nëpërmjet vazhdimësisë së shërbimeve të mbrojtjes dhe rehabilitimit për të reduktuar riviktimizimin dhe ritrafikimin.
- Mekanizmat e kordinimit të anti-trafikimit fuqizohen për të avancuar përgjigjen efektive dhe bazuar në evidence.

Projekti do të rezultojë në një ndryshim të matshëm në kuptimin dhe sjelljen ndaj rreziqeve që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore. Të mbijetuarit e trafikimit do të përfitojnë nga cilësia e përmirësuar e shërbimeve të mbrojtjes dhe parandalimit që ulin cenueshmërinë e tyre dhe zbusin shanset për ritrafikim. Përpjekjet e përforcuara të avokimit, nëpërmjet partneriteteve më të gjera dhe më të organizuara, do të lehtësojnë heqjen graduale të ndërhyrjeve thelbësore të mbështetura nga projekti dhe kalimin në modalitetin shtetëror dhe të financuar nga shteti.

Grupet e synuara kryesore të programit janë: Individët (djem/vajza dhe meshkuj/gratë) të identifikuar si në rrezik dhe rrezik të lartë për trafikim, viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit; prindërit/kujdestarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit që jetojnë në komunitetet e pafavorizuara të 4 rajoneve të synuara; ofruesit e shërbimeve të mbrojtjes, drejtësisë, arsimit, punësimit dhe shëndetësisë në nivel vendor dhe komuniteti, gazetarë dhe përfaqësues të sektorit privat.

Grupet e synuara dytësore të programit janë: deputetë, vendimmarrës/politikabërës dhe profesionistë teknikë të nivelit të lartë të institucioneve shtetërore në nivel qendror; nnëtarë të katër Komiteteve Rajonale Antitrafik; politikëbërësit dhe profesionistët teknikë të organeve me bazë bashkiake, OJQ-të bazë, përfaqësues të sektorit privat, akademi dhe grupe kërkimore, entitete ndërkombëtare që punojnë në reagimin kundër trafikimit, popullsia në përgjithësi.
Partnerët dhe Bashkëpunetorët
Materialet Të gjitha materialet e publikuara mund të gjenden këtu
Studime
Njohuritë, Qëndrimet dhe Praktikat e të Rinjve lidhur me Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në Katër Rajone në Shqipëri – Raporti i Gjetjeve Njohuritë, Qëndrimet dhe Praktikat e të Rinjve lidhur me Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në Katër Rajone në Shqipëri – Përmbledhje e Gjetjeve Trafikuar nga dikush që unë njoh Plani kombetar i veprimit Riintegrimi ekonomik i të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri Anketë për njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë : Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për qarqet e Tiranës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës Anketë për njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë: Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për Romët Anketa mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë - Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për qarkun e Tiranës Anketa mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë - Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për qarkun e Dibrës Anketa mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë - Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për qarkun e Kukësit Anketa mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të rinjve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore në katër qarqe të Shqipërisë - Vala e dytë. Përmbledhje e gjetjeve për qarkun e Shkodrës